“Kryetarja e GJK 8 mln lekë, pensionistët 500 lekë në ditë”, deputeti i PD shkon me bukë në parlament: Rritja e pensioneve sa një gjysmë buke, e turpshme

kryetarja e gjk 8 mln leke pensionistet 500 leke ne dite deputeti i pd shkon me buke ne parlament rritja e pensioneve sa nje gjysme buke e turpshme
kryetarja e gjk 8 mln leke pensionistet 500 leke ne dite deputeti i pd shkon me buke ne parlament rritja e pensioneve sa nje gjysme buke e turpshme

TIRANË

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka shkuar sot në parlament me bukë me vete. Një bukë masive në sqetull, teksa është ndalur për mediat dhe ka folur për rritjen e pensioneve.

Ai tha se me rritjen prej 50 lekësh të reja në ditë nuk blihet as një gjysmë buke. Sipas tij, është e turpshme, duke nisur nga vetja, që ka atë rrogë.

[embedded content]

“Sot një bukë masive kushton 1200 lekë të vjetra. Rritja është as sa një gjysmë buke. Bukë për 30 ditë i thonë 36 mijë lekë, kur pensioni është rritur 15 mijë lekë.
Luks i shfrenuar për Gjykatën Kushtetuese, e cila thuajse është totalisht në uzurpimin e qeverisë. Kryetarja do marrë 8 mln, pensionistëve iu shtohet 500 lekë në ditë.
Do doja të protestoja për gjendjen në të cilën ndodhen prindërit dhe gjyshërit tuaj. Polarizimi i shoqërisë i tejskajshëm.
Është e turpshme, duke nisur nga unë, deputet i këtij parlamenti që kam atë rrogë. Fshatarët, punëtorët nuk mbushin barkun me bukë. Sot në parlament do t’i ngremë këto shqetësime”, tha Sula.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts