Kryetarja e komanduar e bashkisë Himarë/ “Zgjidhje e paligjshme”, deputeti i PD: Këshilltarët e opozitës s’kanë marrë udhëzime, votuan vetë

kryetarja e komanduar e bashkise himare zgjidhje e paligjshme deputeti i pd keshilltaret e opozites skane marre udhezime votuan vete
kryetarja e komanduar e bashkise himare zgjidhje e paligjshme deputeti i pd keshilltaret e opozites skane marre udhezime votuan vete

Deputeti demokrat Luan Baçi, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me bashkinë e Himarës, pas arrestimit të Jorgo Goros, i cili pasoi dënimin e Fredi Belerit.

Baçi u shpreh se këshilltarët e opozitës në Himarë të cilët bashkuan votat me PS për emërimin e nënkryetares Blerina Bala si kryetare e komanduar e bashkisë, kanë vepruar pa udhëzime nga partitë respektive.

Ai theksoi se kjo zgjidhje nuk ishte ligjore, duke thënë se edhe pse nuk e pëlqen Belerin si person, atij i takonte të kryente betimin pas fitores së zgjedhjeve të 14 majit.

“Të diskutosh votat e këshilltarëve të opozitës më duket e tepërt, pasi ishte një amalgamë mënyra si u paraqitëm në zgjedhje. Ishin zgjedhje personale të tyre, për mendimin tim ka qenë gabim. Unë nuk di të ketë pasur ndonjë direktivë për këtë vendim. Zyrtarisht nuk kemi pasur asnjë orientim të kësaj natyre që këta këshilltarë të votojnë.

Vetëm kjo nuk ishte zgjidhje, kjo ishte jo ligjore. Unë nuk diskutoj Belerin si person, personalisht nuk do e votoja, nuk më pëlqejnë kontestimet që ka pasur. Megjithatë derisa ligji e ka lejuar, këtu mbaron historia. Te ana ligjore, u tha se kjo ishte zgjidhja, por zonja nuk është nënkryetare. Goro nuk ka qenë kryetar i bashkisë nga momenti që kanë mbaruar zgjedhjet. Kryetar ishte Beleri, duam apo jo ne. Është mbajtur në mënyrë të qëllimtë i burgosur Beleri. Ligji nuk e ndalon betimin e tij dhe të shkojë sërish në qeli. Qytetarët në Himarë kanë të drejtë të revoltohen. Beleri ka marrë vota dhe i ofendojmë duke thënë që ata janë nacionalistë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts