Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Meta: Avokate e fortë e politikave për të drejtat e grave dhe fuqizimin e rolit të tyre

kryetarja e levizjes se gruas per integrim meta avokate e forte e politikave per te drejtat e grave dhe fuqizimin e rolit te tyre
kryetarja e levizjes se gruas per integrim meta avokate e forte e politikave per te drejtat e grave dhe fuqizimin e rolit te tyre

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka njoftuar se avokatja Esmeralda Demiraj është zgjedhur në detyrën e Kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh besimplotë se Znj..Demiraj do të jetë një avokate e fortë e politikave për të drejtat e grave dhe fuqizimit të rolit të tyre në shoqëri si dhe për krijimin e më shumë mundësive për mbështetjen e tyre në përfaqësim, sipërmarrje dhe punësim.

Postimi:

Kënaqësi që së bashku me Nënkryetaren dhe deputeten e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho të uroja për detyrën e Kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim, avokaten Esmeralda Demiraj.
Jam besimplotë se në drejtimin e LGI-së, Znj..Demiraj do të jetë një avokate e fortë e politikave për të drejtat e grave dhe fuqizimit të rolit të tyre në shoqëri si dhe për krijimin e më shumë mundësive për mbështetjen e tyre në përfaqësim, sipërmarrje dhe punësim.
Për Partinë e Lirisë, gratë dhe nënat shqiptare janë në fokusin kryesor të saj dhe LGI me energjitë e reja do t’i japë një dimension të vrullshëm angazhimit dhe përfaqësimit të tyre në politikëbërje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts