Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi pret në takim Ramush Haradinajn: Anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare, çështje kyçe edhe për Shqipërinë! Mbështesim…









Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas takimit të zhvilluar me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajt.

monikakryemadhi

Me anë të një njoftimi në Facebook, Kryemadhi thotë se temë e diskutimeve ishin integrimi europian, politika e jashtme dhe mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës në njohjen reciproke.

Kryemadhi thekson se nisma e Ballkanit të Hapur nuk duhet të promovohet, pasi sipas saj, garanton supermacinë e interesave të Serbisë mbi rajonin.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Takim mjaft i ngrohtë dhe vëllazëror me delegacionin parlamentar të Ardhmërisë Kombëtare të Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj. Njohja reciproke e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe mbështetja e pakursyer ndaj Kosovës për anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare dhe rrugën e integrimit europian duhet të jenë kryeçështje të politikës së jashtme të Shqipërisë. Nisma me karakter individual, si projekti jo transparent i Open Balkan që garanton supremacinë e interesave të Serbisë mbi rajonin, nuk duhet të promohen, përkundrazi është i nevojshem bashkimi dhe unifikimi i faktorit shqiptar në rajon. Mbetemi të angazhuar për bashkëpunimin intensiv me faktorin politik në Kosovë për të cuar përpara zhvillimin ekonomik, forcimin e bashkëpunimit mes njëri tjetrit dhe ecurine e shpejte e te sukseshme te integrimit euroatlantik te saj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.