Kthehen në atdhe eshtrat e ish-prefektit të Tiranës, stërnipi i Qazim Mulletit: U vendos përkrah Fan Nolit. Juristi Hajdari: Figurë unikale, s’ka lidhje me komedinë

Juristi Shkëlqim Hajdari dhe stërnipi i Qazim Mulletit, Njuton Mulleti të ftuar në rurbikën “Opinion” në News24, folën për ardhjen e eshtrave të ish-prefektit të Tiranës në atdhe.

Juristi Hajdari, u shpreh se Qazim Mulleti nuk ka lidhje me komedinë “Prefekti”, pasi regjimi komunist kishte për qëllim lavazhin e trurit ndaj popullit. Ndërsa stërnipi i tij, Njuton Mulleti tha se stërgjyshi i tij është vendosur pranë figurës së Fan Nolit.

Ish-prefekti i Tiranës ishte i varrosur në Romë të Italisë.

Pjesë nga bashkëbisedimi në studio:

Shkëlqim Hajdari: Familja Mulleti ka qenë e pritur për të sjellë në atdhe eshtrat e Qazim Mulletit, por siç do heë duhet të prisnim kushtet për të ardhur. Tani u poqën kushtet dhe mundësitë, është koha e përshtatshme që shumë shpejt, shqiptarët do të kuptojnë se kanë të bëjnë me një intelektual që s’ka lidhje me komedinë ‘Prefekti’, e kam ndjerë qysh në Durrës që komiteti i Tiranës ka falënderuar familjen Mulleti me ardhjen e eshtrave. Kjo ishte koha e duhur. Qazim Mulleti ishte anti komunist, por nuk u bë kurrë sebep për derdhjen e gjakut. Mulleti bashkohen qytetarët e Tiranës pasi me sjelljen e tij ka treguar se ishte një burrë vizionar.

Njuton Mulleti: Unë jam lindur dhe rritur në Shkodër. Në familje tonë nuk është parë komedia ‘Prefekti”, unë vetë e kam parë kur isha student. E sforcova veten për ta parë nga ana artistike, por ishte instrument që i shërbente propagandës komuniste për të bërë lavazh truri. Aty e kuptoj pse ishte e vetmja vepër ku regjimi kishte marrë dhe përdorur emrat reale, si dhe emrat e familjarëve. Qëllimi ishte për të maksimizuar goditen ndaj shtresave, madje edhe denigrimin e besimeve fetare. Stërgjyshi im u vendos përkrah Fan Nolit. Mulleti është rikthyer në atdhe në korrik të vitit 1939 me qëllim për t’u mos u marrë me politikë.

Shkëlqim Hajdari: Figura e Mulletit është unikale. Ai është ‘mesi i artë’ pasi ka qenë për interesat e Shqipërisë. Ka qenë i kthjellet që nga fillimi i tij në politikë. Ka qenë intelektual që ka shkruar dhe përkthyer në 9 gjuhë të botës. Është një potencial i madh intelektual. Siç duket kjo është koha për të ardhur në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts