Kthesë e papritur, Zhoze Murinjo ndryshon mendje për Marash Kumbullën








Situata e Marash Kumbullës ndryshon në mënyrë të papritur, ose të paktën është Zhoze Murinjo ai që ka ndryshuar mendje për mbrojtësin shqiptar. Futbollisti, i cili ishte nxjerrë përkohësisht jashtë skuadrës bashkë me katër lojtarë të tjerë që morën pjesë në humbjen turpëruese 6-1 ndaj Bodo, është bërë përsëri pjesë e grupit që ka udhëtuar për ndeshjen e radhës në Serinë A.

Murinjo

Në mediat italiane kishte filluar të qarkullonte si hipotezë huazimi i mbrojtësit në janar, duke përmendur skuadrën e Udinezes si të interesuarën direkte për shërbimet e tij. Por duket se Murinjo ka ndryshuar mendje, pasi ndër të 5 lojtarët që la jashtë për ndeshjen ndaj Napolit, Kumbulla është i vetmi që pas stërvitjes me gripin sot iu bashkua pjesës tjetër të ekipit për udhëtimin drejt Sardenjës ku nesër verdhekuqtë përballen me Kaljarin.

Një sinjal pozitiv ky për mbrojtësin, e padyshim edhe një mënyrë e Romës për të mbrojtur investimin e rëndësishëm që bënë në verën e kaluar kur blenë futbollistin nga Verona. Megjithatë, mbetet të shihet se sa hapësirë do të ketë ai në vijim nga Murinjo, i cili nuk i ka rezervuar asnjë minutë në kampionat në këtë sezon mbrojtësit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *