“Kthim për 99 vite nën Serbi”, autori i ‘non-paper’ më të ri për Kosovën, i afërt me shërbimet inteligjente të Rusisë, kush është ai

Gjatë ditës së djeshme, në disa media ballkanike dhe vendore ishte publikuar lajmi i revistës gjermane “Zuerst” për një “non-paper” të ri mbi Kosovën.

Revista e cila ndjek politika ekstreme, publikon këtë dokument që thuhet se përmban 16 pika ku parasheh kthimin e Kosovës nën Serbi për 99 vite.

Kryeredaktori i “Zuerst”, Manuel Ochsenreiter si punonjës i Bundestagut në Partisë Alternativa për Gjermaninë, në vitin 2019 ishte akuzuar për urdhërimin e një sulmi zjarrvënie në Qendrën Kulturore hungareze në Uzhhorod si përpjekje për të diskredituar Qeverinë e Ukrainës.

Sipas autoriteteve, sulmi do t’i atribuohej neo-nazistëve ukrainas në mënyrë që të acaronte marrëdhëniet midis Hugnarisë dhe Ukrainës.

Anton Shekhovtsov
Anton Shekhovtsov

Një nga të akuzuarit, i quajtur vetëm si Michal P., i kishte thënë gjykatës se sulmi, në të cilin u përdorën koktej Molotovi, u urdhërua nga Ochsenreiter.

Michal është një anëtar i Kampit Kombëtar Radikal të Polonisë, një organizatë ultranacionaliste që mbështet separatistët pro-Rusisë në luftën e tyre në Ukrainën lindore.

Në një foto të publikuar, Ochsenreiter është ulur pranë Mateusz Piskorski, një aktivist të cilin autoritetet polake e burgosën nën dyshimin e spiunimit për shërbimet sekrete ruse nga 2009 deri në 2016.

Manuel Dragana
Manuel Dragana

Lidhja e Ochsenreiter me ekstremin rus dhe serb – vizita e tij në Kosovë

Manuel Ochsenreiter sipas ekspertit të sigurisë, Agim Musliu ka lidhje me ekstremin e djathë rusë dhe atë serb.
Ai për Telegrafin konfirmon se Ochsenreiter së bashku me agjenten e FSB-së ruse, Dragana Trifkovic e kishin vizituar Kosovën kohë më parë.

“Nuk është hera e parë që përfaqësues të ekstremit të djathë në Evropë janë të lidhur me ata në Rusi e veçanërisht në Serbi. Manuel Ochsenreiter ka lidhje me Qendrën për Studime Gjeostrategjike që menaxhohet nga agjentja e FSB-së ruse, Dragana Trifkovic. Ai së bashku me Trifkovic kishin vizituar Kosovë kohë më parë, prandaj nuk është e rastësishme që Ochsenreiter ta bëjë një lajm të tillë për një non-paper përtej imagjinatës, ashtu siç dinë ta bëjnë ekstremistët rusë dhe serb. Edhe inteligjenca gjermane ka shprehur interesimin për Ochsenreiter, kjo shihet me një kërkim të thjeshtë në Google”, tha Musliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *