Kthimi në Kuvend i “Buxheti 2022”, Meta: Është antisocial! Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%, ndërkohë që pensionet dhe ndihma sociale zero









Presidenti i vendit Ilir Meta ka vijuar pasqyrimin e argumenteve që sipas tij bënë që ai të kthente mbrapsht në Kuvend ligjin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2022.

ilir meta5

Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit thekson se buxheti për vitin e ardhshëm ështe antisocial, pasi teksa janë rritur çmimet e ushqimeve me 4.5%, shërbimet e transportit me 6.9%; si dhe shpenzimet familjare për shëndetësinë 28%, nuk është bërë asnjë rritje reale për pensionet, ndihmën ekonomike dhe pagat për 71% të administratës.

Postimi i Presidentit Meta:

“Buxheti 2022” është ANTISOCIAL.

Janë RRITUR:

Çmimet e ushqimeve 4.5%;

Shërbimet e transportit 6.9%;

Shpenzimet familjare për shëndetësinë 28%.

Qeveria ZERO rritje reale për:

Ndihmën ekonomike;

Pensionet në fshat dhe qytet;

Pagat për 71% të administratës.

Kujtojmë se gjatë një konference për mediat ditën e djeshme, Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla deklaroi se maxhoranca do ta rrëzojë Dekretin e Presidentit për kthimin e Buxhetit të Shtetit 2022, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë.

Sipas Ballës, “Buxheti i Shtetit 2022 mundëson vazhdimin e financimit të reformave, sigurimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike, forcimin e drejtësisë sociale dhe zgjerimin e paketës sociale për të gjithë shtresat në nevojë, si dhe sigurimin e investimeve të domosdoshme për zhvillimin  e mëtejshëm të sektorëve strategjikë dhe ekonomisë së vendit”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *