Kthimi në Kuvend i Ligjit për Bashkëqeverisjen, Meta: Cënon Kushtetutën! Centralizon kontrollin dhe pushtetin te Kryeministri









Sot në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore do të diskutohet Dekreti i Presidentit Meta në lidhje me kthimin në Kuvend të Ligjit për Bashkëqeverisjen.

ilir-meta

Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar dhe Presidenca përmes një njoftimi publik, ku nënvizon arsyet pse kreu i shtetit bëri kthimin e këtij ligji në Kuvend.

Në njoftim bëhet me dije se Presidenti Meta nuk e dekretoi këtë ligj pasi cënon dispozitat e Kushtetutës, mes të cilave pavarësinë e autonomisë vendore, sigurinë juridike, hirearkinë e akteve, si dhec entralizon pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga kryeministri.

Reagimi i Presidencës

në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore Sot do të shqyrtohet Dekreti i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta “Për kthimin e ligjit nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”, shoqëruar me arsetimin e detajuar.

Presidenti Meta nuk e dekretoi me miratim këtë ligj pasi:

  1. Cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, parimin e autonomisë vendore, parimin e sigurisë juridike, hierarkinë e akteve, si dhe centralizon edhe më shumë kontrollin dhe pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri.
  2. Procedura e ndjekur për miratimin e ligjit nr. 107/2021, është realizuar në shkelje flagrante të parashikimeve të ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.
  3. Bie ndesh, krijon mbivendosje dhe nuk është në harmoni me parashikimet e ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
  4. Bie haptazi ndesh me ligjin nr. 10385, datë 24.02.201, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.