“Ku janë paratë?”/ Rama u përgjigjet kritikëve për rindërtimin: Asnjë qindarkë nga fondet e botës nuk kalon nga qeveria! Ne kemi fjalën e fundit për…








Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve, për fondet e dhëna nga ndërkombëtarët me qëllim rindërtimin e banesave.

Rama u shpreh se asnjë para e dhënë nga bota nuk administrohet nga qeveria. Sipas kryeministrit ata i menaxhojnë vetë, ndërsa qeveria ka fjalën e fundit për projektet.

 

“Mund të gjendet plot gjëra për të kritikuar por në këtë rast procesi ka qenë shembullor. Këto që deri tani janë ndërtuar, së bashku me shkollat, janë ndërtuar 100% me të ardhurat e buxhetit përfshirë edhe disa kontribute. Nuk ka këtu para të botës.  Dua të theksoj për të gjithë për ata që thonë ku janë paratë, të gjitha fondet e vëna në dispozicion nga të tretët, nuk kalojnë përmes qeverisë shqiptare, asnjë qindarkë. Paratë e botës, bota i shpenzon vetë, janë fonde që ata i administrojnë vetë, me projekte ku ne kemi fjalën e fundit me miratimin e projekte, me tendera që i bëjnë vetë dhe kontrata që i lidhin vetë dhe në fund dorëzojnë produktin. Duhet të ndjehemi mirë që kemi arritur të bëjmë diçka që askush nuk e imagjinonte gjatë asaj tragjedie. Sot 33 mijë familjet që u prekën nga tërmeti kanë asete që  vlejnë më shumë nga çfarë kishin para tërmetit. Po bëjmë të mundur që ata që u goditën të ngrihen më të fortë. Janë vetëm 177 familje në çadër dhe marrin bonusin e qirasë dhe rrinë aty sepse nuk duan të largohen nga vendi i tyre, gjëja e gjallë. Besoj se kemi të gjitha arsyet që ta shohim me optimizëm të nesërmen dhe vitin e ardhshëm do të pastrojmë të gjitha gjurmët e tërmetit për familjet”, tha Rama.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *