Ku ndodhet Ilir Meta?/ “Mbrëmë pashë disa foto në…”, avokati Gjokutaj: Ndaj tij janë vënë njerëz me të kaluar të dyshimtë 

ku ndodhet ilir meta mbreme pashe disa foto ne avokati gjokutaj ndaj tij jane vene njerez me te kaluar te dyshimte
ku ndodhet ilir meta mbreme pashe disa foto ne avokati gjokutaj ndaj tij jane vene njerez me te kaluar te dyshimte

Avokat Genc Gjokutaj ka zbuluar se komunikon rregullisht me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndërsa është shprehur se nuk e di ku ndodhet ai, por shton se mbrëmë ka parë disa foto të tijat me disa miq në Shqipëri.

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Gjokutaj tha se ndaj Metës janë aktivizuar persona me të kaluar të dyshimtë për t’i përpiluar kallëzime, por shton se nuk është marrë në pyetje dhe se nuk flitet për ndonjë letër porosi.

“Ndaj zotit Meta janë aktivizuar më herët disa që s’dua t’u përmend emrat. Janë vënë njerëz me të kaluar të dyshimtë për të përpiluar kallëzime. Meta është prej gati 5 vjet është në sulm permanent. Meta nuk është pyetur. Hetimet kanë vazhduar. Nuk flitet për letërporosira.

Berisha dhe Meta janë aleatë të një koalicioni, dhe në çfarëdolloj situate të gjendjen, nuk kërkojnë ndihmë. Futja e zotit Meta në këtë betejë të Berishës do të ishte e tepërt dhe e rekomandoj të mos marrë pjesë.

Meta çdo muaj shkon takon fëmijët, shkon për arsye shëndetësore. Meta nuk ka cilësi në proces, nuk i është bllokuar dalja jashtë vendit.

Është hapur ky muhabeti i Berishës dhe tashmë është krijuar perceptimi. Me Metën komunikoj telefonisht, është shumë mirë. Nuk më duhet se ku ndodhet. Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani”, u shpreh ai

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts