“Ku t’i verifikoj unë firmat?!“- Gazment Bardhi: Nuk mbyllen demokratët në kasafortë! Vetë votoj, vetë numëroj, të kujton kohën e atij që rrëzuam 30 vite më parë








Gjatë prononcimit për media Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi theksoi se nuk mund të mbyllet vullneti i demokratëve në kasafortë, duke iu referuar dorëzimit të 4200 firmave nga Sali Berisha me qëllim mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Bardhi thotë se Berisha ka shkelur statutin, duke shtuar se “vetë voto e vetë numëro” të kujton kohën e ish-diktatorit.

Nuk ka Kuvend. Ku mund ti verifikoj firmat? Sekretari i Përgjithshëm i Partisë ka për detyrë të merret me organizimin dhe funksionimin demokratik. Ju e dini si është procedura, si verifikohen mandatet. Kuvendi Kombëtari ka më shumë se 7600 anëtarë dhe do të duhej që për të nisur procedurën të firmosin ¼ e anëtarëve, pastaj vazhdon procesi. Prandaj statuti ka parashikuar një muaj kohë, sepse ka procedura mbajtja e Kuvendit. Nuk mbyllet vullneti i demokratëve në kasafortë. Kryetari i Këshillit Kombëtar nuk ka asnjë lidhje me këtë procedurë. Kryesia e PD është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar në mbledhjen e datës 30 gusht. Organizimi i partisë është e qartë përgjegjësi e kujt është. Nuk mundemi që për hallet e Berishës të shpikimin një statut të ri. Berisha e njeh shumë mirë Statutin e PD, dhe e di që ajo që është propozuar sot nuk ka asnjë lidhje me rregullat e PD. Unë mbledh firmat vet, i ngre organet vet, votoj vetë, numëroj vetë, na kujton kohën e atij që para 30 viteve demokratët e rrëzuan”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Është fatkeqësi që Berisha po e mbyll sot me një deklaratë për pushtet personal. Demokratët e kanë të qartë se tollovia e këtyre dy muajve rezultoi një blof. Secili prej nesh duhet të jetë i fokusuar në betejën me Ramën dhe jo në betejën për halle personale. Berisha ka shkelur nenin 47 që përcakton që është Sekretari i Përgjithshëm përgjegjës për organizimin e partisë. Sot na u deklarua papritur se anëtarët e PD do ti mbyllim në kasafortë. Statuti e përcakton qartë si mblidhet Kuvendi. E cakton Kryesia e PD-së, Sekretari i Përgjithshëm. Nuk kishte fyerje më të madhe për secilin që ka besuar në betejën e PD se sa tallja që pamë sot me procedurën e shpikur jashtë çdo rregulli për funksionim demokratik. Ajo që z.Basha ka thënë, dhe i qëndroj edhe unë është që Kuvendi Kombëtar nuk merr dot në diskutim vendimet e SHBA-ve. Nuk mbyllen demokratët në kasafortë, nuk ka arritur as Edi Rama. Nuk është koha për të luajtur blofin me demokratët. Tollovi me procedura dhe shpikje statutore nuk ndihmojnë demokratët, ndihmojnë vetëm Edi Ramën”, tha Bardhi.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *