“Kualifikimi në Botëror? Mund të bëjmë diçka që asnjë nuk e ka bërë”, Berisha: Kjo ndeshje ngjason si ajo me Serbinë!








Në vigjilje të sfidës së rëndësishme ndaj Polonisë, e cila do të zhvillohet nesër në orën 20:45, në stadiumin “AIR Albania”, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, në konferencë për shtyp përpara mediave është shfaqur portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha i cili ka analizuar këtë takim shumë delikat dhe të rëndësishëm:

berisha 1

NDESHJA NDAJ POLONISË – “Jemi të vetëdijshëm për situatën që jemi tani. Varet gjithçka nga ndeshja e nesërme. Gjithë atmosfera është e mirë dhe tani jemi vetëm të fokusuar për Poloninë. Ndeshjen e parë ndaj tyre kemi gabuar dhe duhet t’i korrigjojmë gabimet, jemi të vetëdijshëm që kemi kualitet.”

KUALIFIKIMI NË BOTËROR – “Mund të bëjmë diçka që asnjëherë nuk është bërë, presioni nuk duhet të jetë mbi ne por te Polonia. Ndeshjen e nesërme duhet ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne e dimë që po përballemi me një ekip të fortë, ne duhet të fokusohemi vetëm te këshillat e trajnerit.”

GJIMSHITI – “Gjimshiti është një mungesë shumë e madhe sepse është njënjë nga lojtarët kyç të kombëtares sepse po bënte mirë dhe me ne edhe për ekipin e tij. Veseli kur luajti bëri shumë mirë, dhe shpresoj që skuadra të jetë kompakte dhe ata që do të luajnë do të bëjnë shumë mirë.”

LEVANDOVSKI – “Levandovaski është një ndër sulmuesit më të rrezikshëm të botës, nëse do ta neutralizojmë do të jetë diçka e mirë.”

RËNDËSIA E KËSAJ NDESHJE – “Ka shumë ndeshje, them se i ngjan kësaj sfide si ndeshja me Norvegjinë apo ndeshja me Serbinë, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj sfide.”

GODITJET STANDARTE – “Jemi munduar që të rregullojmë goditjet standarte, sepse Polonia e fitoi me këto goditje. Edhe me Hungarinë e patëm një situatë jo të mirë ku goditën shtyllën, kjo është përqendrimi. Do të mundohemi që të jemi më të vëmendshëm ngagoditjet standarte dhe duhet të jemi të përgatitur”, përfundoi Etrit Berisha.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *