Kualifikueset e “Euro 2025” për vajza, ja në cilën ndeshje do të vendosin drejtësi arbitret shqiptare

kualifikueset e euro 2025 per vajza ja ne cilen ndeshje do te vendosin drejtesi arbitret shqiptare































Pas arbitrimit historik të Emanuela Rustës dhe Edjena Kapxhiut në UEFA Women’s Champions League në ndeshjen SL Benfica W – Barcelona W, arbitret shqiptare do të vendosin sërish drejtësi në arenën europiane.

arbitret

Emanuela Rusa si kryesore, Edjena Kapxhiu e Mirjeta Salla në rolin e asistentes dhe Kejsi Tafili si arbitre e katërt do të gjykojnë për herë të parë në histori një ndeshje kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian për vajza.

Të premten në mbrëmje më datë 31 maj në orën 20:00, arbitret shqiptare do të drejtojnë ndeshjen e grupit B1, Zvicër – Hungari që do të luhet në stadiumin “Tissot Arena”.

Një tjetër lajm i mirë dhe një sukses për arbitrimin shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, teksa vlerësimi nga UEFA edhe për arbitret vajza po rritet dita-ditës.

Emanuela Rusta, Edjena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla janë të pajisura me stemën e FIFA-s, ndërsa në qershorin e vitit 2023 Rusta u bë arbitrja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts