Kualifikueset “KATAR 2022″/ Argjentina “fluturon”, Mesi dhuron “shou” me tripletë dhe kalon rekordin e Pelesë. Brazili triumf me dy gola Perusë (VIDEO)





Kanë përfunduar dhe sfidat e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut.

ARGJENTINA

Argjentina ka triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj Bolivisë falë magjive të Lionel Mesit i cili dhuroi “show” me një tripletë. Ylli argjentinas ka kaluar dhe rekordin e mbajtur nga legjenda braziliane dhe e futbollit, Pele ku sulmuesi i PSG-së ka shënuar 79 gola ndaj Pelesë me 77 gola në një kombëtare amerikano-jugore. Skuadra “Albiceleste” renditet në vendin e dytë me 18 pikë.

Brazili ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Perusë, falë golave të Ribeiros dhe Nejmarit, dhe skuadra Seleçao aktualisht klasifikohet në vendin e parë në kuotën e 24 pikëve, e shkëputur ndjeshëm nga Argjentina e vendit të dytë.

Në takimet e tjera, Uruguaj ka arritur një sukses në frymën e fundit në minutën e 90+2′ flalë golit të Pereiros ndaj Ekuadorit. Paraguaj ka fituar me shifrat 2-1 kundër Venezuelës dhe Kolumbia triumfon me rezultatin 3-1 ndaj Kilit.

NDESHJET E LUAJTURA –

ARGJENTINË 3-0 BOLIVI

BRAZIL 2-0 PERU

URUGUAJ 1-0 EKUADOR

PARAGUAJ 2-1 VENEZUELË

KOLUMBI 3-1 KILI


PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *