Kualifikueset e Europës për Botërorin “Katar 2022” kanë mbyllur fazën gjysmë-finale dhe pa dyshim surpriza më e bukur e mbrëmjes ka ardhur nga Palermo, ku Maqedonia e Veriut eliminoi Italinë.
Kampionët e Europës pësuan një gol vendimtar në minutën e fundit, ku Trajkovski lëshoi një goditje fantastike në minutën e 90+2’, për të nxjerrë jashtë gare Kampionët e Europës.
Ndërkohë Portugalia, rivali në sfidën e ardhshme përballë Maqedonisë së Veriut, fituan përballë Turqisë. Gjithashtu një fitore të rëndësishme e arriti dhe Uellsi, që mundi në shtëpi Austrinë.

REZULTATET:
ITALI 0-1 MAQEDONI E VERIUT
90+2′ Trajkovski
PORTUGALI 3-1 TURQI
15′ Otavio, 42′ Diogo Zhota, 90+4′ Nunjes / 65′ Jilmaz
SUEDI 1-0 REP. ÇEKE
Quaison 110′
UELLS 2-1 AUSTRI
25′, 51′ Bejl / 65′ Dejvis (A.G)
FORMACIONET ZYRTARE:
ITALI-MAQEDONI E VERIUT
PORTUGALI-TURQI
SUEDI-REPUBLIKA ÇEKE
UELLS-AUSTRI
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al