Kuba drejt imunizimit të plotë të popullsisë

13:36 02/09/2021

Brenda kësaj jave fillon injektimi i vaksinës Soberana-2  nga mosha 2-18 vjeç

Të gjithë personat nga mosha  2 deri në 18 vjeç do të marrin dy doza të vaksinës të quajtur Soberana-2 e prodhuar në Kubë.

Vaksinimi pritet të fillojë si pjesë e një përpjekjeje të këtij vendi  për të imunizuar më shumë se 90% të popullsisë.

Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë Ileana Morales Suarez u shpreh se kjo fushatë do të ishte e ngjashme me fushatat e tjera që luftojnë kundër sëmundjeve të ndryshme që prekin të vegjlit dhe adoleshentët.

Provat e deritanishme të vaksinës tregojnë se kemi të bëjmë me një vaksinë të sigurt.

Ky vendim u njoftua gjatë një takimi javor të udhëheqësve politikë dhe shkencëtarëve në përgjigje të pandemisë që ka mbërthyer vendin.

Kuba  aktualisht po njeh një rritje të rasteve për shkak të variantit  Delta që e ka zhytur sistemin  shëndetësor në kolaps të plotë.

Gjatë javës së kaluar, vendi regjistroi mesatarisht mes 6,500 dhe 7,000 raste në ditë dhe 70 deri në 80 humbje jete. Nga 11.3 milionë banorët e Kubës deri më tani është vaksinuar plotësisht rreth 50% e popullsisë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *