Kuba e gjunjëzuar nga protestat/ Zyrtari amerikan propozon mënyrën e ngjashme të veprimit si në Kosovë, kërkon ndërmarrjen e sulmeve ajrore

Kryebashkiaku i Miamit, Francis Zuarez ka propozuar një mënyrë ndërhyrje në Kubë të ngjashme me atë në Kosovë gjatë luftës. Në një intervistë për MSNBC’ai i kërkoi presidentit Biden të shqyrtojë mundësinë e sulmeve ajrore kundër Kubës.

“Ajo që duhet të mendohet tani është një koalicion i veprimit të mundshëm ushtarak në Kubë”, tha Suarez, babai i të cilit është i lindur në Kubë.

Ky propozim i Suarez vjen pasi Kuba është përfshirë nga protestat më të mëdha antiqeveritare në vite, me mijëra që demonstronin kundër mungesës së lirive dhe një krize ekonomike në rritje nën Presidentin Kuban Miguel Diaz-Canel dhe regjimin Komunist.

Ndërkohë qeveria komuniste e Kubës dhe mediat vendase po pretendojnë se protestat  janë “organizuar dhe financuar” nga Shtetet e Bashkuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *