Kuba heq përkohësisht detyrimet e importit

13:37 15/07/2021

Një kërkesë e protestuesve ishte që njerëzit të dërgojnë furnizime pa paguar doganën

Kuba ka hequr përkohësisht detyrimet e importit për ushqimin, ilaçet dhe mallrat e tjera të domosdoshme pas trazirave të fundit.

Që nga e hëna e ardhshme, nuk do të ketë asnjë kufizim për mallrat e tilla të sjella nga udhëtarët deri në fund të vitit. Një kërkesë që protestuesit kishin ishte që njerëzit që mbërrinin në Kubë të sillnin furnizime pa paguar detyrime doganore.

Dhjetra janë arrestuar në të gjithë vendin që nga fillimi i trazirave. Demonstratat e paautorizuara janë të paligjshme në vend, dhe protestat anti-qeveritare janë të rralla.

Aktualisht udhëtarët në Kubë mund të sjellin deri në 10 kg ilaçe në vend pa paguar taksa. Rrugët në Havana tanimë janë më të qeta dhe protestat janë ndalur. 

Protestat anti-qeveritare filluan të dielën me një demonstratë në qytetin e San Antonio de los Baños, në jugperëndim të Havana, por shpejt u përhapën në të gjithë vendin. Ekonomia e Kubës po lufton. Turizmi, një nga sektorët më të rëndësishëm, është shkatërruar nga kufizimet në udhëtime gjatë pandemisë Covid.

Klan News









Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *