Kubë, mijëra raste të reja me Covid-19, regjistrohen 96 viktima

Në 24 orët e fundit në Kubë 96 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19). Ministria e Shëndetësisë e Kubës njoftoi se me vdekjen e 96 personave në ditën e fundit numri i përgjithshëm i viktimave në vend shkoi në 4.806.

Gjithashtu me zbulimin e 8.637 rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 611.163 dhe numri i të shëruarve në 555.370. Pretendohet se kohët e fundit sistemi shëndetësor i Kubës ka filluar të ketë probleme për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve dhe viktimave nga COVID-19.

Në vend deri më tani mbi 5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 4.440.553 persona dozën e dytë dhe 3.132.266 persona edhe dozën e tretë. Ndërkohë thuhet se numri i rasteve aktive ka kaluar mbi 50.000.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *