Kubë, zjarri në një depozitë hidrokarburesh, gjenden trupat e 4 zjarrfikësve, kërkohen dhe 10 të tjerë të zhdukur

Një ekip specialistësh kubanë gjeti dje eshtrat e katër zjarrfikësve të zhdukur si pjesë e operacionit për shuarjen e një mega zjarri të shkaktuar nga rrufeja në një depo nafte dhe karburantesh në provincën perëndimore të Matanzas, tashmë praktikisht e shuar.

Lajmi, njofton sot agjencia e lajmeve Prensa Latina, është bërë e ditur gjatë një takimi të kryesuar nga Presidenti i Republikës, Miguel Díaz-Canel.

Deri dje, bilanci zyrtar i zjarrit ishte dy të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe 14 të zhdukur, me siguri të gjithë pjesëtarë të zjarrfikësve që kanë shkuar të parët në vendngjarje për të shuar flakët.

Ministri i Shëndetësisë Publike, José Angel Portal, konfirmoi gjatë takimit se 22 persona mbeten të shtruar në spital, ndër të cilët shtatë në gjendje kritike për jetën.

Gjatë fundjavës, guvernatori i Matanzas, Mario Sabines, bëri me dije se do të kryhet rikuperimi i zonës industriale dhe zonave të dëmtuara përreth, monitorimi mjedisor, rivendosja e logjistikës në shpërndarjen e karburanteve, si dhe kërkimi për viktima të tjera, që aktualisht konsiderohen të zhdukur.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.