Kuds, vritet një grua palestineze nga forcat izraelite

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se forcat e saj vranë një grua palestineze me pretendimet e përpjekjes për të kryer një sulm të goditjes me makinë në verilindje të Kudsit.

Në një deklaratë, ushtria pretendon se gruaja u përpoq të godiste me makinën e saj disa ushtarë izraelitë para se të dilte nga automjeti me një thikë pranë qytetit Hizme, në verilindje të Kudsit.

Sipas deklaratës, gruaja ishte neutralizuar, por radioja ushtarake më vonë konfirmoi se ajo u vra nga forcat izraelite.

Ushtria tha se një ushtar ishte plagosur lehtë.

Nuk ka ende asnjë koment nga autoritetet palestineze mbi incidentin.

Dhjetëra palestinezë u vranë nga forcat izraelite në muajt e fundit për gjoja përpjekje për të kryer sulme me thikë ose goditje me makinë. Ndërkohë, organizatat palestineze të mbrojtjes së të drejtave të njeriut akuzojnë forcat izraelite për vrasjen e qëllimshme të palestinezëve pa asnjë rrezik për jetën e tyre.

Vrasja e sotme erdhi në mes të tensionit në rritje në Kudsin Lindor të okupuar pas një marshimi provokues të organizuar dje nga izraelitët e krahut të djathtë.//AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *