
Të paktën 2 persona njëri fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa janë plagosur 167 persona si pasojë e shembjes së tribunës gjatë ritualit fetar në një sinagogë të hebrenjëve ultra-ortodoks në Kudsin Lindor të pushtuar.
Incidenti ndodhi në vendbanimin e jashtëligjshëm hebre Givat Ze’ev në Kudsin Lindor.
Pas incidentit në vendin e ngjarjes janë dërguar 2 helikopterë, shumë autoambulanca dhe ekipe shëndetësore.
Në njoftimi e bërë nga shërbimi i urgjencës së Izraelit, Ylli i Kuq i Davidit, thuhet se në incident kanë humbur jetën 2 persona prej të cilëve një fëmijë 12-vjeçar dhe një 40-vjeçar, ndërsa janë plagosur 167 persona
Ndërkohë thuhet se sinagoga në fjalë ishte në ndërtim e sipër dhe se ishte rituali i parë i organizuar atje.
Sipas policisë gjatë ritualit në sinagogë gjendeshin 650 persona.//AA
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al