Kufizimi i imunitetit të deputetit/ Grupi i PD kërkon interpretimin e Kushtetueses, Gjekmarkaj: Nuk ka të bëjë me arrestimin e Berishës

kufizimi i imunitetit te deputetit grupi i pd kerkon interpretimin e kushtetueses gjekmarkaj nuk ka te beje me arrestimin e berishes
kufizimi i imunitetit te deputetit grupi i pd kerkon interpretimin e kushtetueses gjekmarkaj nuk ka te beje me arrestimin e berishes

Ndërsa grupi i PD e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për Sali Berishën, për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes Kuvendit dhe SPAK, deputeti Agron Gjekmarkaj deklaron se kjo kërkesë nuk ka të bëjë me arrestimin e askujt.

Sipas tij, kjo ka të bëjë me përcaktimin e standardit nëse për heqjen e lirisë për daljen jashtë vendit duhet ose jo autorizim nga Kuvendi.

“Standardi i imunitetit nuk është çështje personale e asnjë deputeti, por mbrojtje ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.

Kërkesa për interpretimin e Kushtetutës nuk ka të bëjë me arrestimin e askujt, por me përcaktimin e standardit nëse për heqjen e lirisë për daljen jashtë vendit duhet ose jo autorizim nga Kuvendi. Më parë Kuvendi ka mbajtur qëndrimin që duhet (rasti Tahiri), ndërsa së fundmi kjo dispozitë kushtetuese është aplikuar ndryshe.

Është Gjykata Kushtetuese që duhet të thotë fjalën e fundit, dhe secili prej ne të tjerëve ta zbatojë standartin e vendosur prej saj! Çdo abuzim me këtë fakt është thjesht retorike politike, perdorim që nuk ka lidhje me të verteten. Kushtetuta është garancia për të gjithë pa ngjyra politike. Goditjet ndaj saj rrezik për të gjithë heret a vonë qoftë. Qartesia nuk është as pro as kundra dikujt ajo është thjesht e domosdoshme”, deklaron Agron Gjekmarkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts