Kujdes, pamje të rënda +18/ Momenti kur qëllohen për vdekje pesë ushtarët ukrainas

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur pjesëtari i Gardës Nacionale të Ukrainës qëllon me kallashnikovë kolegët e tij në një fabrikë të municionit në Dnepr.

Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm, kanë humbur jetën pesë ushtarë dhe disa tjerë janë plagosur, kurse autori i krimit që ishte arratisur me shpejtësi disa minuta më vonë ishte arrestuar nga policia.

Deri më tani nuk dihen motivet e sulmit brenda fabrikës së municionit, por këto vrasje kanë ndodhur në kohën kur janë rritur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila po kërcënon me luftë.

Në videon e publikuar, që pretendohet se është marrë nga kamerat e sigurisë, shfaqet ushtari Artem Rabchuk duke qëlluar për vdekje pesë ushtarë. Deri më tani nuk është konfirmuar autenticiteti i videos nga organet e sigurisë.

Madje në një moment ai ndërron karikatorin për të vazhduar “luftën” e tij. E organet e sigurisë kanë njoftuar se ai kishte 200 fishekë në kohën kur po kryente pamëshirshëm vrasjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *