Kujdes për fëmijët dhe birra falas në SHBA

10:37 03/06/2021

Nga birra falas te kujdesi falas për fëmijët. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Joe Biden teksa i bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen.

Synimi i administratës është që të imunizohet 70% e popullsisë deri në 4 Korrik që përkon edhe me festën e pavarësisë së SHBA-ve. Rreth 63% e të rriturve amerikanë aktualisht kanë marrë të paktën një vaksinë, sipas të dhënave të qeverisë. Shtëpia e Bardhë shpalli iniciativa të reja nga ndërmarrjet private dhe për publikun, ndërsa Biden inkurajoi ata që hezitojnë të marrin një vaksinë.

Presidenti amerikan gjithashtu bëri thirrje që të rriturit mbi moshën 21 vjeç nëse arrijnë që të vaksinohen me dy doza mund të marrin një birrë falas. Një shpërndarje e gjerë e vaksinave ka çuar në një rënie dramatike të numrit të rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve në të gjithë vendin.

Të tjera iniciativa që parashikon të bëjë administrata amerikane është edhe një turne vaksinimi e udhëhequr nga zëvendës presidentja Kamala Harris për të inkurajuar njerëzit që të vaksinohen.

Nga ana tjetër Joe Biden së bashku me sekretarin amerikan Antony Blinken kanë paraqitur një plan për të dërguar 80 milionë doza vaksinash në vende të tjera të botës. SHBA-ja do të bashkëpunojë me iniciativën Covax për t’i shpërndarë në vendet e varfra.

Shumë vende kanë nxitur SHBA-në që të shpërndajë tepricën e vaksinave kundër koronavirusit në vendet tjera. Covax ka marrë premtime nga vendet dhe donatorët privatë ndihmë prej 2.4 miliardë dollarësh.

Fondet do të lejojnë që Covax të sigurojë 1.8 miliardë doza për vendet me të ardhura më të ulëta më 2021 dhe në fillim të 2022, mjaftueshëm për të mbrojtur 30% të të rriturve. Që nga muaji shkurt Covax ka shpërndarë 77 milionë doza në 127 vende.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *