‘Kujdesi shëndetësor një detyrim moral’/ Papa Françesku: Vaksinat nuk janë mjet magjik shërimi, por…

‘Kujdesi shëndetësor është një detyrim moral për të gjithë’, kështu është shprehur Papa Françesku, ndërsa foli nga Selia e Shenjtë për situatën epidemiologjike.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek keqinformimet që shpeshherë janë raportuar për vaksinën kundër Covid, duke u shprehur se informacionet e pabaza nuk duhet të merren në konsideratë.

Në fjalën e tij para ambasadorëve në Selinë e Shenjtë, ai tha: ‘Ndarjet ideologjike po i dekurajonin njerëzit që të vaksinoheshin. Shpesh njerëzit janë ndikuar nga ideologjia e momentit , mbështetur edhe tek informacione të pabaza’.

Ai bëri thirrje që qytetarët të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

‘Vaksinat nuk janë mjet magjik shërimi, por sigurisht që ato përfaqësojnë zgjidhjen më të arsyeshme për parandalimin e sëmundjes’, ka thënë më tej Papa Françesku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.