Kukulla e “Squid Game” vendoset në parkun e Koresë së Jugut

22:30 26/10/2021

Adhuruesit koreano-jugorë të serialit të njohur botëror të Netflix “Squid Game” u dyndën në një park në Seul pasi aty u instalua një kukull e paraqitur në serialin e famshëm.

Younghee, një kukull identike si në serial katër metra e gjatë e veshur në portokalli dhe të verdhë, ishte vendosur në Parkun Olimpik të Seulit për fansat në Korenë e Jugut, bën me dije “Reuters”.  Sipas një zyrtari të parkut, ai është planifikuar të jetë i ekspozuar deri më 21 Nëntor.

Vizitorët u panë duke pozuar për fotografi dhe duke luajtur një lojë tradicionale koreane të paraqitur në shfaqjen rreth kukullës. “Unë me të vërtetë doja të dija se si është të jesh në lojë. Është sikur jemi në lojë, duke dëgjuar muzikën dhe duke parë këtë kukull“, tha një banore e Seulit.

“Squid Game” është parë nga 142 milionë familje që nga debutimi i saj më 17 Shtator, sipas Netflix, shërbimi më i madh i transmetimit në botë, duke bërë në këtë mënyrë që kompania të shtojë 4.38 milionë abonentë të rinj.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *