“Kulari i zgjedhjeve të vjedhura do jua rëndojë qafën”/ Gjekmarkaj rendit arsyet pse votimet ishin të trukuara: Pse Edi Rama nuk është sot i qetë



Kandidati fitues i koalicionit PD-AN në Lezhë ka publikuar një koment në rrjetet sociale ku i konsideron zgjedhjet e 25 prillit si më të trukuarat në histori, ndërsa thekson se shteti dhe të “fortët” u bënë një.

gjek

Gjekmarkaj përmend një sërë problematikash nga presioni ndaj administratës, bërja palë e Policisë dhe Prokurorisë. Gjekmarkaj thotë se Buxheti i Shtetit u shpërnda si ylyfe zgjedhore dhe u dhanë bakshishe duke i lajmëruar njerëzit me sms. Gjekmarkaj e krahasoi fletën e votimit me një letër bixhozi, e cila sipas tij u bë shkak për shpalljen të pavlefshme të 80 mijë votive.

Gati 80 mijë vota u shpallen të pavlefshme ngaqë fleta e votimit u bë si leter bizhozi në të cilen të ngaterrohej dreqi e i biri “Kulari i zgjedhjeve të vjedhura do jua rëndonë qafen edhe të majtve”, shprehet ai.

Komenti i plotë i Gjekmarkajt: 

Rënia e Zgjedhjeve

Zgjedhjet e 25 Prillit do të mbahen mend si zgjedhjet më të trukuara në histori! Shteti, “Rilindja” dhe “të fortet” u bënë një! Te gjithë bashkë vepruan si strukturë mafioze! Ata me një inxhinjeri të sofistifikuar manipulimi ndryshuan verdiktin popullor! Administrata u vu në presion prej muajsh ku gjithkujt ju dha një formular patronazhi, mjetet e saj të gjitha në sherbim të Partisë! Policia dhe Prokuroria siç deshmuan me ngjarjen e rënde të Elbasanit po edhe kudo tjeter u bënë palë! Buxheti i shtetit u shpernda siç qe rasti i Durresit si ylyfe zgjedhore tre dite para votimit diku 45 milion euro si ndihme për Termetin duke jua futur në bankë dhe lajmeruar me sms -dilni merrni bakshishin që Xhajë Edi ka menduar për ju! Njesoj ndodhi edhe kudo tjeter ku ka patur pasoja termeti duke ofruar 5 milion lek te vjetra edhe për një plasaritje! ! Diten e premtë e të shtunë para votimit u shperndanë tollona nafte per bujqit pikerisht në atë moment ! Me legalizimet si mënyrë e favorizimit në këmbim të votes është bërë tjeter maskaradë.

Mijera vete u punesuan perkohesisht nga bashkitë e uzurpuara pa zgjedhje ( të cilet tani një nga një do dalin në fresk)! Një makineri e tërë sondazhesh antiopozitare u financua per muaj të tërë kunder opozites!! Patronazhimi i mbi 900 mije vetave një fakt e projekt makaber ky për shantazhimin e shoqerisë! Atentati ndaj kushtetutes me të cilin ndryshoi kodin zgjedhor e si produkt mori 5-6 deputet me shume duke lëne pa perfaqesim mijera vota! Partizat e vogla që u krijuan me ngut e nxitim të sponsorizuara nga pushteti megjithese dolen si rruar qethur sherbyen sa munden me zell e pervujtni ! Në fund qershia mbi torte shit – blerja masive nga grupet kriminale në ato zona ku mjerimi dhe frika bëjnë llogari ditore e jo më gjatë! Në Lezhë një qytetar që denoncoi u arrestua dhe ndryshoi deshmine prove kjo e trysnisë!

Gati 80 mijë vota u shpallen të pavlefshme ngaqë fleta e votimit u bë si leter bizhozi në të cilen të ngaterrohej dreqi e i biri ! Në disa vende permes pamjesh filmike u shfaqen cucat e inceneratorve që nxirrnin të pavlefshme fletet e votimit! E megjithatë Edi Rama mblodhi vetem 35 mijë vota më shumë sesa opozita pas kesaj masakre! Pushtetit i intereson të bëjë zhurnë rreth opozites, rreth Presidentit që të spostohet vemendja! Por zgjedhjet nuk harrohen ato janë aty të vdekura, një kufome që qelb e ndyn ! Maskarada e masakra po faktohen ditë pas dite duke prezantuar para opinionit publik dhe atij nderkombetar Rënien e Zgjedhjve dhe krizen me të madhe ku jemi perfshirë në keto 30 vjet ! PD nuk do ti lënë qytetaret vetem as kauzen e zgjedhjeve skutave të harreses!

Ne jemi krenar per betejen që bëmë ! Mund të qortohemi per naivitet se pranuam betejen e pabarabartë me korrupsionin dhe krimin ! Për këtë marrim pergjeqsi! Por shumë shpejt Edi Rama dhe kasta që e rrethon me një ekonomi të falimentuar, lundertar mes genjeshtrash elektorale do ju tregojë gishtin e mesit siç bëri në Shkoder se asgjë nuk realizon ! Të gjitha i ka genjeshtra si në 2013 ashtu në 2017 e ku e ku me shumë në 2021 ! Kerkojani rruget dhe aeroportet, rrogat dhe pensionet, kerkojani e shumëçka tjeter qe premtoi në kembim do merrni talljet e tij!!

Shqiperia sot është në udhekryq dhe prej tij duhet ta nxjerrin demokratë e socialistë të gjithë ata që aspirojnë një jetë normale në një vend normal pasi ta pranojnë rënien e ketyre zgjedhjeve! Kulari i zgjedhjeve të vjedhura do jua rëndonë qafen edhe të majtve. Kush mendon se demokratet do ta ulin koken, do ti binden verdiktit të manipuluar nuk ka kuptuar asgjë nga historia e ketij vendi që reagon duke i djegur etapat !!!

Edi Rama mund të krenohet që vodhi zgjedhjet! Por nuk do ti gezohet gjatë dhe si çdo kush që vjedh nuk është i qete por shqetesimi i tij do të rritet ditë pas ditë ! Si Lezha , Mirdita dhe Kurbini jo larg e gjithë Shqiperia do të jetë zonë e lirë ! Demokratet sot janë të vjedhur, qytetaret e tjerë po ashtu ! Ata do ta rimarrin voten e tyre për ta ndryshuar këtë vend dhe historinë e tij bashkohore me cuba e hajdutë zgjedhjesh ! Në Shqiperinë e vitit 2021 zgjedhjet ranë! Ato i vrau Edi Rama me urdinë e vet por bashke me to edhe qetesinë e tij makbethiane! Shumë është nxituar për të bërë feste!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *