Kultivuan bimë kanabis pranë zyrës së presidentit, arrestohen aktivistët

11:55 13/01/2022

Policia e Afrikës së Jugut ka çrrënjosur disa bimë kanabisi që rriteshin pranë zyrës së Presidentit Cyril Ramaphosa në Pretoria. Ata i përkisnin aktivistëve nga komuniteti indigjen Khoisan, disa prej të cilëve kanë qëndruar në kamp në këtë zonë për tre vjet.

Udhëheqësi i tyre, i cili e quan veten Mbreti Khoisan, u kap pas një bime të madhe kanabisi ndërsa policia e tërhoqi zvarrë.

“Policia… ju keni shpallur luftë. Ne kemi qenë këtu të qetë. Ne po vijmë për ju,” i është drejtuar ai policëve.

Ai dhe disa aktivistë të tjerë u arrestuan për plantacione të paligjshme dhe kultivim dagga (kanabis) si dhe mosmbajtje të maskës së fytyrës në publik kur u urdhëruan ta bënin këtë nga një oficer policie,” tha një deklaratë për AFP.

Në vitin 2018, grupi ngriti kampin në hapësirën e gjelbër jashtë zyrës së presidentit, pranë një statuje gjigante të Nelson Mandelës, për të bërë fushatë për njohjen zyrtare të gjuhës së tyre.

Përdorimi personal personal i kanabisit në vende private u dekriminalizua në Afrikën e Jugut në vitin 2018. Khoisan janë banorët më të vjetër të Afrikës së Jugut, por tani përbëjnë një pakicë të vogël në vend./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.