Komisioni i Rithemelimit të PD i ngritur nga Kuvendi i ish-kryeministrit Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet e kreut të PD Lulzim Basha për shkarkimin e tyre.
Sipas këtij Komisioni këto njoftime janë pa vlerë juridike, duke theksuar se kultura e përjashtimi tashmë ka marrë fund.
“Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e drejtuesve në disa degë të PD!
Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë strukturave drejtuese të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike.
Kultura e përjashtimit ka marrë fund! Vetëm të bashkuar do mund të FITOJMË!”, thuhet ne reagim.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al