Kundër regjimit të Lukashenkos dhe kërkoi rrëzimin e tij nga pushteti, opozitarja në Bjellorusi rrezikon 12 vite burg

Maria Kolesnikova, opozitarja bjelloruse, që ka kundërshtuar hapur regjimin e Lukashenkos, rrezikon 12 vite burg. Zyra e prokurorit publik të Bjellorusisë kërkoi 12 vjet burg për Kolesnikovën, e cila akuzohet për tentative që të përmbyste regjimin autoritar të Presidentit Aleksandër Lukashenko.

Opozitarja prej 11 muajsh qëndron në paraburgim, bashke me ish-avokatin e saj Maxime Znak. “Kolesnikova dhe Znak mund të përballen deri në 12 vjet burg. Bisedimet me dyer të mbyllura u zhvilluan sot dhe prokurori kërkoi këtë dënim,” -thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Kolesnikova u arrestua në shtator pasi i rezistoi përpjekjes së autoriteteve për ta dëbuar nga vendi duke u hedhur nga dritarja e makinës dhe duke grisur pasaportën e saj, ndërsa dënimi përfundimtar do të shqiptohet më 6 shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.