Kundër vaksinimit të detyrueshëm, vazhdojnë protestat në Otavë

Protestuesit kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj koronavirusit për shoferët e kamionëve që kalojnë kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, kanë bllokuar kryeqytetin kanadez për të dytën ditë me radhë. Mijëra protestues i janë bashkuar thirrjes Konvoji i Lirisë në Otava.

Policia ka nisur hetimet pas raportimit të disa incidenteve, përfshirë shfaqjen e flamujve me svastika dhe pamjeve të një gruaje duke vallëzuar mbi varrin e një ushtari të panjohur. Ministrja e Mbrojtjes, Anita Anand, ka thënë se incidentet kanë qenë “përtej asaj që është e dënueshme”. Policia në Otava ka thënë përmes një postimi në Twitter se hetimet janë duke u kryer lidhur me “përdhosjen” e një numri monumentesh në kryeqytet si dhe për sjelljen kërcënuese ndaj policisë dhe punonjësve të qytetit.

Shoferët e kamionëve kanë bllokuar rrugët që çojnë në ndërtesën e Parlamentit të Kanadasë. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau dhe familja e tij janë larguar nga Otava gjatë fundjavës, për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Rreth 90 për qind e 120,000 shoferëve të kamionëve të Kanadasë janë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Përveç thirrjes për anulim të kërkesës për vaksinim të detyrueshëm të shoferëve që kalojnë kufirin, në protesta është kërkuar që t’iu jepet fund të gjitha masave që lidhen me vaksinim të detyrueshëm. Qeveria liberale e Trudeas ka miratuar më 15 janar vendimin që u kërkon shoferëve të pavaksinuar të kamionëve që t’i nënshtrohen masës së karantinës sapo të hyjnë në Kanada. Shtetet e Bashkuara kanë thënë po ashtu se shoferët e huaj të kamionëve duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit kur të hyjnë në territorin amerikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *