Kundërofensiva e Ukrainës vijon me hapa të ngadaltë, trupat e Zelenskyt fitojnë territor përgjatë frontit jugor

Ukraina ka pretenduar se ka arritur një “sukses të pjesshëm” duke fituar territor në një fshat përgjatë frontit jugor, ndërsa kundërofensiva e Kievit vazhdon të luftojë për të bërë përparime të rëndësishme.

Nga ana tjetër, Rusia po sulmon afër Kupiansk në rajonin verilindor të Kharkivit që kufizohet me Rusinë, një zonë që është përballur me bombardime të konsiderueshme përgjatë muajve të fundit.

Përpjekjet e Ukrainës për të zbritur deri në Detin Azov vazhdojnë, me luftime të ashpra përgjatë vijës së frontit.

Zona është një objektiv kryesor për Ukrainën, pasi shtytja e thellë në territor do të nënkuptonte thyerjen e urës tokësore të Rusisë midis Krimesë së aneksuar dhe Donjeckut lindor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts