Kundërshtoi arrestimin, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon ankimimin e Fredi Belerit, kryebashkiaku i Himarës mbetet pas hekurave

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri mbetet pas hekurave.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar ankimin e bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, në lidhje me ligjshmërinë e arrestimit të tij.

Përmes avokatëve, Beleri, kundërshtoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë, qe e deklaroi të ligjshëm arrestimin e tij.

Dy ditë më parë gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi një kërkesë të Fredi Belerit për zëvendësim të masës “arrest në burg”. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës qëndron në qeli prej 12 majit, kur u arrestua si i dyshuar për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts