Ish-Drejtori i Administratës Presidenciale ruse, Anatoli Chubais, ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga vendi, duke përmendur kundërshtimin e tij ndaj luftës së presidentit Vladimir Putin, në Ukrainë.
Chubais, deri më tani është zyrtari i nivelit më të lartë që është shkëputur nga Kremlini për shkak të pushtimit.
Chubais, 66 vjeç është një nga të paktët reformatorë ekonomikë të epokës 1990, i cili kishte mbetur në qeverinë e Putinit dhe kishte mbajtur lidhje të ngushta me zyrtarët perëndimorë.

I njohur si arkitekti i privatizimeve të viteve 1990 të Rusisë, Chubais i dha Putinit punën e tij të parë në Kremlin në mesin e viteve 1990 dhe fillimisht mirëpriti ngritjen e tij në pushtet në fund të asaj dekade. Nën Putinin, Chubais mori poste të larta në kompanitë e mëdha shtetërore dhe mori pjesë si delegat në shumë samite ndërkombëtare.
Një nga arkitektët kryesorë të reformave ekonomike të Boris Yeltsin të viteve 1990, Chubais ka mbajtur role të larta biznesi dhe politike nën Putinin, së fundmi duke marrë detyrën e të dërguarit special në organizatat ndërkombëtare që nga viti 2020.
Në vitin 2020, Putin e emëroi atë të dërguarin e tij personal për ndryshimet klimatike. Vitin e kaluar, ai mori pjesë në Cop26 në Glasgow si një nga drejtuesit e delegacionit rus, ku lidhjet e tij personale me Putinin u panë si vendimtare për avancimin e agjendës së klimës në Rusi.
Që nga lufta, qeveria ka rritur presionin ndaj kritikëve vendas të pushtimit. Putini paralajmëroi më 16 mars se do ta pastronte Rusinë nga “llumrat dhe tradhtarët” që ai akuzon se punojnë fshehurazi për SHBA-në dhe aleatët e saj.
Ashtu si shumë veteranë të viteve 1990, Chubais kishte nënkuptuar më parë kundërshtimin e tij ndaj luftës, duke postuar një fotografi të liderit të vrarë të opozitës kundër luftës Boris Nemtsov në llogarinë e tij personale në Facebook.
Figura të tjera të larta të biznesit dhe politikës ruse, duke përfshirë manjatin e sanksionuar të metaleve Oleg Deripaska dhe ish-zëvendëskryeministrin Arkady Dvorkovich, kanë bërë thirrje publike për t’i dhënë fund luftës.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al