“Kupa, e vetmja rrugë për të shkuar në Europë”, Mirel Josa: Momenti psikologjik i skuadrës ka oshilacione

SHPËRNDAJE

Mirel Josa

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, foli shkurtimisht në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, në prag të sfidës ndaj Teutës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Tekniku kryeqytetas, e sheh këto kompeticion si rrugën e vetme për të shkuar në Europë, teksa ndër të tjera zbuloi se për sa i përket gjendjes psikologjike skuadra që ai drejton ka oshilacione.

“Gjithsecila skuadër ka interesat e veta për Kupën. Për ne, është rruga e vetme me të cilën ne mund të vazhdojmë për të dalë në Europë. Skuadra, pavarësisht oshilacioneve që kemi pasur, besoj se është në gjendje të mirë fizike. Momenti psikologjik i skuadrës ka oshilacione. Nesër kemi pretendime nga ekipi që të japë 100 % të mundësive të veta, në mënyrë që të minimizojmë problemet që kemi”, përfundoi Josa.

Vlen të theksohet fakti se Kukësi stërvitjen e fundit e ka zhvilluar në qytetin e Durrësit, ku do të luhet edhe sfida ndaj Teutës.

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *