“Kuqeblutë janë ekip i bukur, por mund të bënin më mirë në këto 15 javë”, Sinani: Vllaznia, për dy trofetë!









Ish-bomberi i Vllaznisë, Vioresin Sinani, e shikon me pozitivitet ecurinë në pjesën e dytë të sezonit për ekipin shkodran. Ai i ka bërë një përmbledhje 15 javëve të para të këtij edicioni, ku ka vlerësuar atë që është bërë në këtë pjesë të kampionatit. Ai gjithashtu ka vlerësuar edhe ngritjen që skuadra ka në këto javët e fundit. Sipas goleadorit kuqeblu, Vllaznia është dhe do të jetë deri në fund në luftë për titullin dhe Kupën e Shqipërisë.

VIORESIN SINANI

Viti që po mbyllet mund të quhet i suksesshëm për Vllazninë?

Mendoj se po. Ishte një vit i suksesshëm me një Vllazni të bukur, e cila luftoi për të dy trofetë duke sjellë në Shkodër pas shumë vitesh Kupën. Edhe në sezonin aktual futbollistik duken në rrugën e duhur.

Si i vlerësoni këto 15 javë të kësaj pjese të sezonit?

Të mira dhe të luftuara, pasi ekipet janë në luftë për objektivat e tyre. Ndërsa për Vllazninë mund të ishin edhe më të mira.

Mund të kishte Vllaznia më shumë pikë?

Vllaznia meritonte fitoren edhe në ndeshjen e fundit, por fati nuk ishte me të. Ato janë vetëm 2 pikë, por ka ndeshje shumë dhe Vllaznia ka potencialin e duhur të luftojë për të dy trofetë.

Vllaznia e sivjetshme në pamje të parë duket se ka më shumë cilësi se vjet, por në pikë, ka 10 më pak. Si ju duket ju?

Vllaznia ka një ekip solid dhe është investuar nga presidenti maksimalisht që të gëzojnë tifozët e saj me trofe e sidomos për titullin. Unë nuk di të bëj krahasime se Vllaznia e vitit të kaluar apo e sivjetshmja është më e mirë, por mund të them se këto dy sezone Vllaznia ka ekip shumë të mirë.

Mendoni se Vllaznia ka nevojë për ndërhyrje në merkato?

Në janar, përveç ndonjë rasti të veçantë, është e vështirë të gjesh lojtarë të mirë. Çdo ekip mund të ketë nevojë për ndonjë korrigjim, por në janar unë e shoh të vështirë gjetjen e lojtarëve cilësorë.

Si e shihni vazhdimësinë e Vllaznisë në pjesën e dytë të sezonit?

E shikoj pozitivisht dhe kam besim të madh te ky ekip.

Titulli është ende si objektiv?

Mendoj se po. Jam i bindur se Vllaznia do të jetë deri në fund në luftë për titullin.

A u duhet dhënë më shumë hapësirë elementeve të rinj në ekipin ekzistues?

E them me plot gojën që po. Te Vllaznia duhet që të ketë vend edhe për ta. Të rinjtë janë e ardhmja e kësaj skuadre dhe këtij klubi. Duhet besuar tek ata.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *