Milani po mundohet të rinovojë kontratën me Rafael Leaon dhe ka kontakte me menaxherët e lojtarit. Këta të fundit kanë qenë dje të pranishëm në selinë e klubit ku thuhet se kanë prezantuar një ofertë prej 80 milionë eurosh nga një klub europian.
Nuk ka emër zyrtar, por përflitet se pas këtij propozimi fshihet PSG-ja që synon të shesë Nejmarin. Edhe rroga e portugezit është objekt bisede. Kuqezinjtë i ofrojnë 4.5 milionë euro, ndërsa menaxherët pretendojnë diçka më shumë dhe një seri bonusesh të përfshira.
Leao, nga ana e tij, është shumë i lidhur me skuadrën dhe në më shumë se një rast ka shprehur dëshirën e rinovimit.
Sidomos pasi Milani u zotua se së bashku me Lilën do të mundoheshin t’i shlyenin borxhin (rreth 16 mln euro) që sulmuesi ka me Sportingun e Lisbonës.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al