Kuqezinjtë zhvillojnë seancën e parë stërvitore në Austri, një sulmues bashkohet me Kombëtaren. Në vijim priten edhe…

kuqezinjte zhvillojne seancen e pare stervitore ne austri nje sulmues bashkohet me kombetaren ne vijim priten edhe

































Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjen për Euro 2024 me kuqezinjtë që kanë zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore pas mbërritjes në Grac një ditë më parë.

kombetarja

Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë punuar me grupin për më shumë se një orë me ngarkesë të plotë dhe i gjithë proces stërvitor ka shkuar normalisht.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me grupin është bashkuar në këtë seancë edhe Taulant Seferi, i cili u stërvit rregullisht dhe gëzon gjendje të mirë fizike, ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës.

Ndërkohë, ekipi do të vijojë me përgatitjet e fundit nesër në prag të miqësores së parë të qershorit, asaj ndaj Lihtenshtejnit, që zhvillohet më datë 3 qershor, duke nisur nga ora 20:00 në stadiumin “Haladas” të Hungarisë.

Sakaq, me grupin sot do të bashkohet edhe mesfushori Amir Abrashi, ndërkohë që i fundit do të vijë në grumbullim Berat Gjimshiti pasi të ketë përfunduar angazhimet e tij me klubin e Atalantës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts