“Kur Basha të takohet me Presidentin, 7 herë 7 do bëjnë…” – Zëdhënësi i Metës reagon për deklaratat e kreut të PD: I kujtojmë “Katërkëndëshin e Përgjegjësive” madhore








Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratave të përsëritura të Lulzim Bashës për trekendëshin e Bermundës, ku kryedemokrati tha sot gjatë një interviste televizive se në trekëndëshin e të keqes janë më shume se tre persona, lidhjet me oligarkët dhe krimin.

Blushi

Blushi shpreh keqardhje që Basha përfshin presidentin në krizat që sipas tij kryedemokrati i ka shpikur vetë, ndërsa i rikujtoi edhe njëherë kreut të PD katërkendëshin e përgjegjësive madhore.

Kur z.Basha të takohet me Presidentin Meta do ta pranojë përfundimisht që 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99”, shkruan ndër të tjera zëdhënësi i kreut të shtetit në rrjetet sociale.

Deklarata

Keqardhje, që z.Lulzim Basha, vazhdon të përfshijë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, në krizat që ai vetë i shpik pa u lodhur.

Për këtë arsye, i rikujtojmë z.Basha, KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të tij madhore:

  1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;
  2. Bojkoti i reformës në drejtësi;
  3. Djegia e mandateve të deputetëve;
  4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;

që sollën kapjen totale të shtetit.

Megjithatë, Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë z.Basha, për çdo sqarim apo paqartësi, në Zyrën e Tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë.

Kur z.Basha të takohet me Presidentin Meta do ta pranojë përfundimisht që 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99.

Për Lulzim Bashën dhe çdo aktor tjetër të Partisë Demokratike, që kërkon të provokojë Presidentin e Republikës, duke i transferuar përgjegjësitë e tij për krizat dhe bojkotet, që sollën kapjen totale të shtetit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vetëm një përgjigje: TRANSPARENCËN DHE FAKTET!

Nuk besoj se ka demokrat dhe shqiptar, që beson se Presidenti Meta u ikën përgjegjësive dhe ballafaqimeve për çështje të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *