Kur do të firmoset autorizimi për çështjen e detit me Greqinë? Begaj: Duhet të përmbushë disa kritere, jemi duke…

Presidenti Bajram Begaj gjatë një konference të përbashkët me homologen e tij, Vjosa Osmani, u ndal te autorizimi që duhet të lëshojë për çështjen e detit me Greqinë, që do të shkojë në Strasburg.

Ai tha se relacioni po studiohet.

“Çështje e Shqipërisë është dhe çështje e Kosovës. Lëshimi i autorizimit nga presidenti për çdo negociata apo marrëveshje është detyrim ligjor. Sa i përket autorizimit për çështjen në fjalë, ky autorizim duhet të përmbushë disa kritere paraprake, që duhet të jenë të korrnizuara sipas Gjykatës Kushtetuese. Aktualisht e kam dhënë përgjigjen dhe më parë, jemi duke shqyrtuar këtë relacion, për të bërë të mundur që relacioni që do të bëhet të jetë në përputhje me ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare. Sapo ky autorizim të firmoset do të bëhet publike për publikun.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts