
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka marrë paratë shqiptarëve duke ia dhënë ato biznesmenëve, klientë të tij.
Meta deklaroi se Rama ka 6 vite që kontrollon drejtësinë në vend. Ndalur te protestat, Meta u shpreh se ato kanë nisur në çdo vend duke përmendur lëvizjen e nxënësve të shkollës “Mehmet Akif” pas mbylljes së kolegjit.
“Ai ka favorizuar klientët e tij me tendera me vlerë pafund. Ai ka bërë ligje për biznesmenë. Është ligji fusha dhe ligje të tjerë në parlament që i ka bërë me porosi si rrobaqepës. Se ka dëshirë të bëhet edhe stilist në të ardhmen. Ai u ka plotësuar si i kanë dashur ata.
U ka thënë fitoni edhe pak më shumë se shqiptarët i paguajnë. Edi Rama ka 6 vjet që ka kontrollin e të gjithë sistemit të drejtësisë. Kush e beson në këtë vend që vettingun nuk e kontrollon Edi Rama. Mjafton të shikoni çështjen kopshtit të fëmijëve. Lexoni qëndrimet e palëve dhe do të kuptoni që këtu nuk ka drejtësi. Drejtësinë do ta vendosë populli i Shqipërisë.
Unë besoj se ju nuk doni të shikoni protestat. Protestat që keni parë të fëmijëve dhe prindërve. Të gjimnazistëve, prindërve dhe gjithçka tjetër. Mos i nënvlerësoni këto protesta sepse burojnë nga shpirti i qytetarëve të provokuar nga një qeveri që nuk ka asnjë lidhje me ligjin. Do të vazhdohet në rrugën e protestave sepse protestat i prodhon vetë kjo qeveri”, tha Meta.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al