“Kur hipëm në avion, momenti më i lumtur në jetë”, përkthyesi afgan tregon jetën e re në Britani: Jemi mirë dhe të sigurt

Një ish-përkthyes afgan që punoi për Ushtrinë Britanike në Afganistan e përshkruan momentin kur hipi në bordin e avionit ushtarak britanik në aeroportin e Kabulit si “më të lumturin e jetës së tij”.

Burhan dhe familja e tij i ishin lutur qeverisë britanike t’i ndihmonte për të shpëtuar javën e kaluar. Duke folur në një intervistë për BBC nga karantina në hotel, ai tha se ishte “shumë mirënjohës” për jetën e tij të re. “Kemi nisur një jetë të re brenda Britanisë së Madhe. Jemi mirë dhe të sigurt. Tashmë ndodhemi në një hotel në Angli duke bërë karantinën”, tha ai.

Kur u pyet sesi po e përballon djali i tij ndryshimin e madh, Burhani tha se ai sheh nga dritarja dhe pret të mbarojë karantina që të dalë në rrugët e Anglisë për të vizituar vendin. “I shkëlqen fytyra”, tregoi Burhani për djalin e tij. Ish-përkthyesi filmoi pjesë nga udhëtimi i tij nga aeroporti i Kabulit. Ai dhe familja arritën të largoheshin nga Afganistani para shpërthimit në aeroport, por lanë pas familjarë miq dhe përkthyes të tjerë. Ai i bën thirrje qeverisë britanike të bëjnë më të mirën për të evakuuar përkthyesit e tjerë në Afganistan sepse janë vërtet në rrezik. Burhan tha se është falënderuar pamasë ndaj Britanisë dhe popullit britanik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *