“Kur padrejtësia behet ligj, rezistenca bëhet detyrë!”, Jozefina Topalli reagon pas masës ndaj Berishës: Ekzekutimi më brutal i opozitës

kur padrejtesia behet ligj rezistenca behet detyre jozefina topalli reagon pas mases ndaj berishes ekzekutimi me brutal i opozites
kur padrejtesia behet ligj rezistenca behet detyre jozefina topalli reagon pas mases ndaj berishes ekzekutimi me brutal i opozites

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e konsideron ekzekutim brutal të opozitës vendimin e sotëm të GJKKO-së për masën ndaj Sali Berishës.

Reagimi i plotë:

Vendimi i sotëm për arrestimin e Kryetarit të opozitës , (sepse ky i fundit ka zbatuar programin e tij elektoral) është ekzekutimi me brutal i opozitës , ( qe sjell ne memorie ekzekutimin e grupit te deputeteve nga Enver Hoxha ne “46); Eshte mesazhi i tronditjes se besimit, se ne vendin tone do kete me pluralizem real apo shtet te se drejtës.

Vendimi i sotem i gjykateses te larguar nga sistemi i drejtësisë per korrupsion nga ish Presidenti Berisha , eshte ironia me e pabesueshme e gjithë këtij procesi te turpshëm, të pastër politik.

Tashme eshte e qarte per cdo njeri me nivel mesatar, se gjykatesit jane kthyer ne noter te hetuesve politik!

Vendimi i sotem per nje dosje, qe nuk ka ceshtje, nuk ka prova, nuk ka fakte , qe eshte ngritur mbi shkelje te renda kushtetuese e ligjore, qe eshte iniciuar nga qeveria, e mbi te gjitha per fajin se ish Kryeministri ka votu per nje ligj, qe ishte ne programin e tij elektoral eshte nje kuje per shtetin!

Vendimi i sotem larteson edhe me shume kryetarin e opozites z. Sali Berisha i cili si askush tjeter ka mbrojtur pluralizmin e Kushtetuten sic i takon liderit ,qe themeloi bashke me bashkepunetoret e tij te kohes,partine e pare opozitare kunder nje prej dijtaturave me brutale qe ka njoh historia jone.

Sali Berisha eshte politikani me i votuar ne 3 dekada!

Vendimi i sotem politik per arrestimin e ish Presidentit, ish Kryeministrit, Kryetarit te opozites vetem ka ngjitur ne piedestal Sali Berishen duke e kthyer ne nje titan; …por na zvoglon te gjithe ne te tjereve, na zvogelon e na turperon si shoqeri.

Inkuizicioni kunder tij eshte i pabesueshem.

Me vendim gjykate nuk e njohen si Kryetar i Partise Demokratike edhe pse ishte votuar nga nje stermaxhorance e demokrateve. Kjo nuk ndodh as ne regjimet autoritare.

Me vendim te turpshem e politik te gjykates i vodhen emrin e vulen e Partise Demojratike.

Me vendim politik i hoqen emrin nga fleta e votimit, i hoqen te drejten e perfaqesuesve te tij ne komisione, i hoqen te drejten e financimit te partise, i hoqen emrin si drejtues i koalicionit.

Me vendim politik i futen ne burg familjaret e tij.

Nderkohe ,qe cdo dite lexojme per korrupsion te pabesueshem te ministrave dhe ish ministrave te rilindjes .. e megjithate ata jane te lire.

E pastaj kur mendon qe ky korrupsioni i pa ndalshemi i Beqajt psh, eshte shume pak ne krahasim me skemen e vjedhjes se shekullit te inceneratoreve… nuk te mbetet tjeter vec te mendosh edhe nje here se ky vend do vazhdoje te braktiset nga njerezit, qe vazhdojne te ikin neper bote nga padrejtesia qe perjetojne.

Por, vendimi i sotem per arrestimin e Kryetarit te opozites , shoqeruar me detyrimin per te mos komunikuar me askend eshte surreal.

Ky vendim ia kalon edhe vendeve si Myanmar ( ne azine e larget), ku kane arrestuar kryetaren e opozites, por nuk kane shkuar deri aty sa t’i ndalonin komunikimin.

Kjo eshte shprehja me elokuente e faktit se vendimi i sotem i gjykateses eshte jo vetem politik dhe i urdheruar, por qe demostron urrejtjen dhe friken qe kane nga Kryetari i Partise Demojratike z. Sali Berisha.

Frike nga te vertetat qe thote; frike nga denoncimi i aferave e skandaleve qeveritare; frike nga nominimi i krimineleve qe bashkepunojne me pushtetin; frike nga fakti se i vetem ka mbledhur mbi gjysem milion vota pa emrin e tij ne flete votimi, pa emrin e partise perballe gjithe makinerise se parave e bandave kriminale.

Sot Shqiperia eshte me e vogel.

Urdheruesit dhe zbatuesit nuk arriten as te fshehin urrejtjen e hakmarrjen e tyre, aq sa vendimin e tyre e dhane ne prag te vitit te ri, ashtu sic firmosen shkresen e pare kunder Z.sali Berisha , ne diten e datelindjes se tij.

Edhe ne kohe luftrash ne prag festash ka armepushim.

Ne keta kushte vetem reagimi i qytetareve eshte rrugedalja.

Kur padrejtesia behet ligj, rezistenca behet detyre!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts