Kur teknologjia i vjen në ndihmë drejtësisë, u bënë viralë në internet pasi publikuan videon ku i jepnin vodka foshnjës, arrestohet çifti në Britani (VIDEO)

Një çift britanik është vënë në pranga pas bërjes virale të videos ku i jepnin foshnjë s së tyre alkool, saktësisht vodka.

Autoritetet britanike kanë deklaruar se dy personat janë arrestuar për keqtrajtim dhe mizori ndaj të miturve.

“U morën veprime për të mbrojtur personat e përfshirë dhe një burrë dhe një grua u arrestuan nën dyshimin për mizori ndaj fëmijëve”, njoftoi policia britanike.

video shihet një grua, e cila besohet se është nëna e fëmijës, që po hedh vodka në një kapak dhe më pas ia jep foshnjës.

Gjatë gjithë kohës, një burrë pa këmishë, që mendohet të jetë babai i vogëlushit, është i pranishëm dhe sheh të gjithë ngjarjen.

Fatmirësisht kjo video u bë virale çka çoi edhe në marrjen e masave nga ana e autoriteteve.

Policia konfirmoi se ata shkuan në shtëpinë e çiftit pas raportimeve, ku mësuan për ngjarjen e tmerrshme.

Në një rast të ngjashëm në vitin 2010, një foshnjë indonezian ndezi internetin pasi u shfaq në një video duke pirë 40 cigare në ditë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *