Kurba e COVID-it në Itali s’njeh ulje, 24.935 raste të reja dhe 4223 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

ITALI
Rastet e reja të infektimeve dhe numri i viktimave nga COVID-19 është në rritje në Itali.

Autoritetet shëndetësore në Itali, njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 24,935 raste të reja, si dhe janë regjistruar 423 të vdekur.

Shkalla e pozitivitetit është ndalur për momentin në 7%. Po ashtu, raportohet se janë shpallur të shëruar 15.976 persona. Në të gjitha spitalet e vendit, sipas mediave, ndodhen në njësinë e kujdesit intensive 3.333 pacientë.

Sakaq, raportohet se në të gjithë spitalet e vendit janë shtruar këto 24 orëve të fundit 26.694 persona, ndërsa rastet aktive në të gjithë vendin janë 547.510. Sipas rajoneve, ai i Lombardisë është më i prekuri, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5.641 raste të reja dhe 92 të vdekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *