Kurban Bajrami me sulme në Kabul dhe Irak

18:40 20/07/2021

35 viktima nga një sulm me bombë në Bagdad, shpërthime raketash gjatë faljes në pallatin presidencial

Falja e Kurban Bajramit në Kabul është shoqëruar me sulme raketash, gjë që ka shkaktuar panik tek besimtarët që po luteshin pranë pallatit presidencial.

Tre raketa ranë jashtë pallatit, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, por fatmirësisht pa të lënduar. Pavarësisht situatës, falja në kompleksin e pallatit, e cila po ndiqej nga Presidenti Ashraf Ghani vijoi mes zhurmës së shpërthimeve.

Askush nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin me raketa, por policia shpejt u zhvendos në të gjithë zonën. Pallati presidencial është në mes të së ashtuquajturës Zonë e Gjelbër që është e fortifikuar me mure gjigande dhe tela me gjemba.

Pasiguria Ă«shtĂ« rritur nĂ« Afganistan, kryesisht e nxitur nga luftimet nĂ« provincat e saj ndĂ«rsa trupat e huaja tĂ«rhiqen dhe kryengritĂ«sit talebanĂ« kanĂ« marrĂ« nĂ« kontroll mĂ« shumĂ« territore,. Ndryshe nga disa vite tĂ« mĂ«parshme, talibanĂ«t nuk deklaruan njĂ« armĂ«pushim gjatĂ« festĂ«s sĂ« Bajramit kĂ«tĂ« vit.

Sulm me bombë u regjistrua edhe në Bagdad. Të paktën 35 persona humbën jetën dhe dhjetra të tjerë mbetën të plagosur në një treg të mbushur me njerëz. Gra dhe fëmijë kishte midis të vdekurve dhe disa dyqane u dogjën si rezultat i shpërthimit.

PĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r sulmin e mori grupi militant Shteti Islamik. Kjo Ă«shtĂ« hera e tretĂ« qĂ« njĂ« shpĂ«rthim me bombĂ« goditi Sadrin, lagjen kryesisht shiite myslimane tĂ« Bagdadit nĂ« muajt e fundit. NjĂ« sulm vetĂ«vrasĂ«s i pretenduar nga militantĂ«t e Shtetit Islamik vrau tĂ« paktĂ«n 32 njerĂ«z nĂ« njĂ« treg tĂ« Bagdadit nĂ« Janar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *