“Kurrë më?”/ Analiza: Gjermanisë i pëlqen të mburret, por lufta në Ukrainë tregoi se udhëheqësit nuk kanë mësuar nga historia

kurre me analiza gjermanise i pelqen te mburret por lufta ne ukraine tregoi se udheheqesit nuk kane mesuar nga historia

Gjermanisë i pëlqen të mburret se ka mësuar nga historia e saj e luftës dhe gjenocidit, por kriza në Ukrainë ka treguar se sa e zbrazët është ajo mburrje.

“Kurrë më” ka qenë motoja për dekada.

Ajo që gjermanët u bënë hebrenjve, polakëve, rusëve, ukrainasve dhe popujve të tjerë 80 vjet më parë nuk duhet të ndodhë më kurrë.

Historia e pasluftës dukej se ishte një histori e fuqishme pendimi dhe shpengimi që e ka bërë Gjermaninë një nga vendet më të respektuara në botë.

Megjithatë, tani që ushtarët rusë po përdhunojnë dhe vrasin civilët ukrainas, Gjermania ka zgjedhur të vazhdojë të paguajë për naftën dhe gazin rus dhe t’i refuzojë Ukrainës armët që i nevojiten . Pse?

Fakti është se Gjermania e gjykoi plotësisht keq Vladimir Putinin, kriminelin më të keq të luftës të shekullit të 21-të, dhe gatishmërinë e Rusisë për ta ndjekur atë, shkruan The Times.

 Methode Times Prod Web Bin Ed118e7a C215 11ec B4e3 203ad1be3cbc

Për vite me radhë e forcuam regjimin e tij politikisht dhe ekonomikisht; ne mbështetëm Nord Stream 2 , tubacionin e gazit nga Rusia në Gjermani dhe pas disa sanksioneve, ne e qetësuam Putinin pas aneksimit të Krimesë.

Nga të gjithë njerëzit, Olaf Scholz, kancelari gjerman duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë.

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit, populli gjerman u shtir si i paditur për krimet e Hitlerit.

Scholz dhe elita politike gjermane, të cilët për vite me radhë kërkonin lidhje më të ngushta me Moskën, janë sjellë pothuajse në të njëjtën mënyrë me Putinin.

Për ironi, është Partia Social Demokrate e Scholz-it e cila ende krenohet me kundërshtimin e saj ndaj Hitlerit në vitet 1930, ajo që e mbështeti Putinin më gjatë dhe kundërshton dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë dhe ndalimin e gazit rus.

Gerhard Schröder , ish-kancelari i SPD-së është lobisti i Putinit dhe ende anëtar i partisë.

Ish ndihmësi i Schroder-it, Frank-Walter Steinmeier , është edhe president i Gjermanisë dhe gjithashtu nuk është i mirëpritur në Kiev.

Scholz, ndërkohë vazhdon të gabojë me këtë luftë.

Udhëheqësit tanë thonë se nuk janë bashkëfajtorë në luftën e Putinit në Ukrainë, ndërsa në fakt ndihmuan për ta bërë atë të mundur.

Kombi i cili deklaroi “Kurrë më” mbështeti regjimin rus që solli përsëri luftën dhe gjenocidin në kontinentin evropian.

Në dekadat e fundit, Gjermania ka ndërtuar memorialë mbresëlënës për viktimat e Holokaustit dhe ka vendosur pllaka përkujtimore, përpara shtëpive ku dikur jetonin viktimat e Holokaustit.

Nëse ecni nëpër rrugët gjermane, në fakt, mund të mendoni se Gjermania nuk është vendi i autorëve, por i viktimave.

Pothuajse të gjithë në Gjermani e dinë se gjashtë milionë vdiqën në Holokaust. Por nëse i pyet se sa autorë ka pasur, me siguri do të marrësh një vështrim të zbrazët.

Shumë gjermanë këmbëngulin se gjyshërit e tyre, të cilët luftuan me Ëehrmacht në frontin lindor, ishin thjesht ushtarë të zakonshëm.

Kampet e vdekjes dhe vrasjet masive? Oh jo, ata nuk kishin asnjë lidhje me këtë.

Gjermanët janë bërë kampionë botërorë të kujtesës pa u përballur me faktin se sa nga paraardhësit e tyre ishin bashkëpunëtorë në krimet naziste.

Gjermania e pasluftës bëri gjithçka që ishte e mundur për të mbrojtur fuqizuesit e Hitlerit nga ndëshkimi dhe për t’u gjetur atyre role në jetën publike. Tani nipërit e tyre krenohen në përkujtimin e viktimave të luftës, por ende nuk e kanë idenë se çfarë bënë në të vërtetë gjyshërit e tyre.

Deri më sot, shumica e gjermanëve nuk e dinë se sa nga paraardhësit e tyre ishin përfshirë në Holokaust dhe sa prej tyre, vullnetarisht dhe me dëshirë, zbatuan urdhrat për të vrarë hebrenjtë.

Ky refuzim për t’u përballur me të kaluarën është arsyeja pse motoja gjermane “kurrë më” është e pakuptimtë.

Krimet e luftës nuk kryhen vetëm nga liderët në krye. Ata kanë nevojë për legjione të mundësuesve të bindur, të zakonshëm.

Një fakt që kancelari Scholz – i cili pretendon se krimet e luftës ruse janë përgjegjësi personale e Putinit – refuzon ta kuptojë edhe sot.

Nëse Gjermania dëshiron të bindë botën se ka nxjerrë mësimin nga e kaluara e saj naziste, ajo duhet të përballet me mënyrën se si ajo ka ndikuar në luftën e Putinit.

Vetëm duke i dhënë Ukrainës mbështetjen e saj të plotë, duke i dërguar armët që Kievit i duhen aq shumë, jo armët prej të cilave është e lumtur t’i heqin qafe, dhe duke ndaluar eksportet ruse të naftës dhe gazit që mbajnë ushtrinë e Putinit, më në fund Gjermania mund të zgjedhë të jetë në të anën e duhur të historisë, shkruan Fillip Piatov .

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts