Kurti apel qytetarëve: Kapërcejini paragjykimet për vaksinat, vaksinohuni!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Në një videomesazh ai ka thënë se sot u tejkalua administrimi i 1.6 milionë vaksinave, 64 për qind janë vaksinuar me një dozë dhe me dy doza mbi 56 për qind.

“Në 30 ditët e fundit, gjithsej, kemi numër një shifror të vdekjeve, ndërsa dy javët e fundit ka rënë me dy të tretat numri i infeksioneve. Por, asgjë nuk ka përfunduar. Në veçanti tani kur kemi dy variante në qarkullim: varianti Delta që është akoma dominues dhe varianti Delta Plus, i cili në bazë të të dhënave të deritashme përhapet edhe më shpejt. Prandaj duhet të përgatitemi më mirë që të parandalojmë një vale të re të këtij varianti super shpërndarës. Ata që kanë ende dyshime, ju bëj apel që për hir të shëndetit personal, të familjes dhe shoqërisë, t’i kapërcejnë paragjykimet për vaksinat”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.